Në errësirë, Berisha nuk largohet nga foltorja, futet live në Facebook

Nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë, në një seancë jo të zakonshme, ish-kryeministri Sali Berisha njoftoi se opozita ka nisur aksionin e saj opozitar

Sali Berisha

Edhe pse salla e Kuvendit të Shqipërisë është në errësirë, ish-kryeministri Sali Berisha, së bashku me disa prej deputetëve të opozitës, ka vendosur të qëndrojë në parlament, madje është futur live në rrjetet sociale ku po përcjell mesazhet e tij.

“Kjo është dita e parë e betejës së opozitës”, ka shkruar Berisha në rrjetin social Facebook.

Qëllimi, sipas tij, është rikthimi i parlamentit në “shinat e Kushtetutës dhe ligjit”.

“Parlamenti ka asgjësuar opozitën, sot nisim qëndresën tonë në sallë për t’u ndalë deri në triumfin e Kushtetutës, ligjit dhe votës së lirë të shqiptarëve”, ka theksuar Berisha.

Ndryshe, bllokimi i Kuvendit nga deputetët demokratë ka sjellë dështimin e zhvillimit të seancës plenare në Shqipëri të enjten.

Demokratët në opozitë ditë më parë kanë paralajmëruar qëndresë në seancë plenare, pas rrëzimit që mazhoranca i bëri tri kërkesave të tyre për ngritjen e komisioneve hetimore, përbërjes së komisionit të reformës elektorale, si dhe përjashtimit të deputetëve nga punimet e Kuvendit.

PD-ja, ndër të tjera, ka njoftuar se “prej dy muajsh edhe pse mazhoranca (PS) ka njohur vullnetin e shumicës së deputetëve për kryetarin e Grupit Parlamentar të PD-së, që sipas rregullores së Parlamentit zgjidhet nga vetë deputetët, vijon të lexojë seancë pas seance shkresa të firmosura nga Lulzim Basha”.

 

Shija e redaktorit

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Të fundit nga rubrika