Sulm ndaj dy policëve në Skenderaj, arrestohet një person

Në fshatin Klinë e Epërme të Skenderajt, një i dyshuar mashkull kosovar është arrestuar, pasi ka kanosur dy zyrtarët policorë pasi i është shqiptuar një tiketë kundërvajtjeje

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Një person dyshohet se i ka sulmuar dy zyrtarë policorë në komunën e Skenderajt, respektivisht në fshatin Klinë e Epërme.

I dyshuari është arrestuar e pastaj është liruar në procedurë të rregullt.

Ngjarja ka ndodhur më datë 19 Tetor 2023, rreth orës 11:25 paradite.

Ky incident sipas raportit të Policisë së Kosovës ndodhi pasi i dyshuari, u kap nga policia për shkelje të rregullave të trafikut.

Gjatë procesit të shqiptimit të një tiketë për kundërvajtjeje, i dyshuari, ka pasur një reagim të papritur ndaj dy zyrtarëve policor.

Pas shqiptimit të tiketës për kundërvajtje, ai është futur në sjellje të pakontrollueshme dhe ka kanosur dy zyrtarët policorë, ku reagimi i menjëhershëm i policisë ka çuar në arrestimin e të dyshuarit.

“Fsh. Klinë e Epërme, Skenderaj 19.10.2023 – 11:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas shqiptimit të një tiketë kundërvajtje i ka kanosur dy zyrtarët policorë. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin policor.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika