Zelensky: Lufta në Ukrainë do të përfundojë me diplomaci

Gjatë një interviste për përvjetorin e tretë të Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, ai është shprehur se pas gjithë kësaj beteje të përgjakshme, lufta në Ukrainë do të ketë një përfundim me diplomaci

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky

Ukraina do të luftojë për një fitore të përgjakshme, por pushtimi rus sipas Zelenskyt do të përfundojë me diplomaci.

Në intervistën televizive e cila shënoi përvjetorin e tretë të Presidentit të Ukraines, ai ka thënë se kësaj lufte duhet që t’i vije fundi.

“Ne nuk e filluam këtë luftë. Por ne duhet ta përfundojmë atë,” tha Zelensky në një intervistë që u transmetua të shtunën e 21 majit, transmeton CNN.

Sipas Zelenskyt “Fitorja do të jetë e përgjakshme në betejë, por fundi do të jetë me diplomaci”, ai ka thënë se dëshira e tij dhe e popullit është që gjithçka të i’u kthehet prapa, por shteti rus nuk dëshiron të japë asgjë.

Në këtë transmetim dha intervistë edhe bashkëshortja e Presidentit, Olena Zelenska e cila u shpreh se kjo luftë dhe ngjarjet që kanë ndodhur nuk kanë ndikuar që bashkëshorti i saj të ndryshoj në asnjë aspekt.

“Nuk mund të them se ka ndryshuar. Siç ka qenë burrë dhe burrë i besueshëm, ashtu është”, ka thënë ajo.

Por një ankesë e saj ishte se kjo luftë ka qenë shkak që nuk ka mundur ta shihte bashkëshortin e saj me muaj të tërë, por komunikimin me të ka mundur ta bëjë vetëm përmes telefonatave.

“Familja jonë, si të gjitha familjet ukrainase, tani është shqyer. Ne nuk u pamë për dy muaj e gjysmë, folëm vetëm në telefon”, shtoi Zelenska.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika