Izraeli u bën thirrje qytetarëve të vet të largohen urgjentisht nga Egjipti dhe Jordania

Këshilli Kombëtar i Sigurisë i Izraelit ka thënë se Izraeli u ka bërë thirrje qytetarëve të vet të largohen menjëherë nga Egjipti dhe Jordania

Benjamin Netanyahu

Izraeli u ka bërë thirrje qytetarëve të vet të largohen menjëherë nga Egjipti dhe Jordania, tha Këshilli Kombëtar i Sigurisë i Izraelit të shtunën, pasi tensionet rajonale janë rritur jashtëzakonisht shumë si pasojë e luftës në Gazë.

“Këshilli Kombëtar i Sigurisë i Izraelit i ka rritur në nivelin e katërt [të kërcënimit] paralajmërimet për ata që udhëtojnë për Egjipt (përfshirë Sinai) dhe Jordani: kërkohet të mos udhëtohet drejt atyre vendeve dhe ata që ndodhen atje të largohen…sa më shpejt”, thuhet në komunikatën për media të Këshillit.

Ky njoftim vjen vetëm pak ditë pasi Izraeli i tërhoqi diplomatët e vet nga Turqia, si masë parandaluese pas një kërkesë të mëparshme, përmes së cilës u kërkoi qytetarëve po ashtu të largoheshin.

Këto thirrje vijnë në një kohë protestash të mëdha nëpër Lindjen e Mesme kundër bombardimeve të Izraelit në Rripin e Gazës.

Lufta u ndez pasi militantët e Hamasit e kryen një sulm të tërbuar në disa qytete jugore të Izraelit, ku ishin futur nga Rripi i Gazës, duke i marrë me vete rreth 200 pengje dhe duke i vrarë më shumë se 1.400 njerëz, kryesisht civilë, sipas zyrtarëve izraelitë.

Si pasojë, Izraeli është zotuar se do ta shkatërrojë Hamasin, si dhe e nisi një fushatë bombardimesh si kundërpërgjigje, duke i rrafshuar blloqet banesore në Gaza dhe duke i vrarë mbi 4.100 palestinezë, kryesisht civilë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, që udhëhiqet nga Hamasi. /REL

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika