Vazhdon dita e tretë e grevës së urisë nga minatorët e Trepçës

Sot (e enjte) po vazhdon dita e tretë e grevës së urisë nga minatorët në minierën e Trepçës.

Duke filluar prej orës 12:00 do të protestohet në përkrahje të minatorëve të Trepçës, të cilët kanë hyrë në grevë urie, me kërkesa për paga të rregullta, kushte më të mira dhe dorëheqjen e menaxhmentit.

Ndryshe, Fevzi Ademi nga Sindikata e Minatorëve gjatë ditës së djeshme( të mërkurën) ka deklaruar se greva e urisë e minatorëve të Trepçës do të vazhdojë deri në plotësimin e tri kërkesave të tyre.

Ai, në emisionin “Five” në RTV Dukagjini, tha se kërkesa e parë është që të mos ketë më vonesa në pagesa, të shkarkohet menaxheri i ndërmarrjes Trepça dhe pika e tretë sigurimi shëndetësor dhe plotësimi i kushteve për punë.

“Është ekzekutuar pjesa e mbetur e pagës sot, mirëpo aty me kërkesat që kanë dalë nga grevistët minatorë, janë tri kërkesa. Pagat të mos ketë vonesa në vazhdim… pika e dytë lirimi nga detyra i menaxherit të ndërmarrjes dhe pika e tretë sigurimi shëndetësor dhe plotësimi i kushteve”, tha ai.

Ademi më tej është shprehur se situata shëndetësore e minatorëve është duke u rënduar.

“Kemi hyrë në orën e 38 të grevës, gjendja po shkon duke u rënduar, i kemi pasur dy raste të alivanosjes që janë dërguar në QKMF apo emergjencë në Mitrovicë. Mbi 70 minatorë kanë kërkuar mjekësore, kanë pasur kokë-dhimbje e skuqje të syve… Ata po qëndrojnë në horizotnin e 10-të. Minatorët janë të vendosur që grevën ta vazhdojnë deri në realizimin e kërkesave të tyre, të cilat janë minimale”, ka thënë Ademi.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika