Pues: Viktimat shpresojnë që ky është hapi i parafundit për t’i dhënë fund dhimbjes së tyre

Mbrojtja e viktimave përmes avokates Anni Pues ka prezantuar parashtrimet e veta lidhur me përcaktimin e dënimit ndaj Salih Mustafës, në seancën e sotme të Apelit

Në seancën e sotme të Apelit, mbrojtja e viktimave përmes avokates Anni Pues ka prezantuar parashtrimet e veta lidhur me përcaktimin e dënimit ndaj Salih Mustafës.

Pues ka thënë se viktimat që marrin pjesë në këtë çështje gjyqësore shpresojnë që ky është hapi i parafundit për t’i dhënë fund dhimbjes së tyre.

“Viktimat që marrin pjesë në këtë çështje gjyqësore, shpresojnë që kjo seancë të jetë hapi i parafundit për t’i dhënë fund dhimbjes së tyre. Kur filloi ky gjykim, unë theksova se për shumë kohë kanë pritur viktimat që të drejtësia të vihet në vend, ndërkohë tani shpresojnë që të arrijmë në një pikë ku fundi është i dukshëm”, ka thënë Pues.

Lidhur me vdekjen e viktimën e vrasjes, avokatja Pues tha se faji i takon Salih Mustafës.

“Faji i takon Salih Mustafës. Rrezikimi ishte i qartë evakuimi i Zllashës, evakuimi i vendbanimit i kompleksit në Zllash ishin që të mbroheshin personat aty në Zllash dhe në qoftë se ju lini një situatë të tillë persona të lënduar rëndë dhe nëse këta persona vriten më pas nga plumba serb, kjo në vetvete nuk përbën një ngjarje të re që mund të shkëpus zinxhirin e shkasisë dhe nuk mund të zbeh atribuuimin penal të zotërit Mustafa në këtë çast”, ka thënë mbrojtja e viktimave përmes avokates Anni Pues.

Pues ka shtuar se Mustafa e dinte që po të lihej viktima në atë gjendje do të çonte në vdekjen e tij, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Salih Mustafa e dinte dhe padyshim që e parashikonte se po të lihej viktima e vrasjes në atë situatë, në atë vend, pa dyshim që do të çonte në vdekjen e tij”, ka shtuar Pues.

Tutje, Pues është shprehur se për viktimat e tërthorta në këtë çështje është e rëndësishme që të kenë njohuri se personat e tyre të dashur nuk kanë qenë vetëm viktima të torturës, por që humbja e jetës së viktimës së vrasjes ka ardhur si rezultat i vrasjes. /Betimi për Drejtësi

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika