Izraeli: Raketat që goditën Egjiptin u lëshuan nga lëvizja Houthi i Jemenit

Ministria e Jashtme e Izraelit ka njoftuar se raketat dhe dronët që sulmuan Egjiptin ishin dërguar nga lëvizja Houthi në Jemen dhe ata pretenduan se sulmi kishte për qëllim të dëmtojë Izraelin. Rebelët Houthi janë konsideruar armiq të Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Raketat dhe dronët që goditën Egjiptin më herët sot, u lëshuan nga lëvizja Houthi në Jemen, tha Ministria e Jashtme e Izraelit.

Ministria izraelite pretendoi se sulmi kishte për qëllim “të dëmtonte Izraelin”, transmeton Portali Dukagjini.

“Izraeli dënon dëmin e shkaktuar ndaj forcave të sigurisë së Egjiptit nga raketat dhe dronët e lëshuar nga organizata terroriste Houthi, me qëllimin për të dëmtuar Izraelin”, tha një zëdhënës i Ministrisë në një deklaratë.

 Rebelët Houthi janë armiq të Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara.

Ndryshe, javën e kaluar, udhëheqësi i grupit paralajmëroi ShBA-në kundër ndërhyrjes në konfliktin midis Izraelit dhe Hamasit, duke kërcënuar se forcat e tij do të hakmerreshin duke gjuajtur me dronë dhe raketa.

Huthi organizon rregullisht marshime propalestineze gjatë kohërave të konfliktit midis Izraelit dhe palestinezëve.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika