Ursula von der Leyen takohet me Osmanin

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është duke vizituar rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjatë kësaj vizite, ajo ka takuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin, dhe planifikon të takohet edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është takuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin. Pas vizitës me Osmanin, ajo do ta takojë kryeministrin Albin Kurti.

Ndërkaq, pas vizitës në Prishtinë, Von der Leyen pasdite do të udhëtojë për në Beograd, ku do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe kryeministren Ana Bërnabiq.

Gjatë vizitës në Prishtinë dhe në vende të tjera të Ballkanit Perëndimor, Von der Leyen do ta prezantojë Kornizën Investuese të Ballkanit Perëndimor.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika