Putin nënshkruan tërheqjen e Rusisë nga traktati që ndalon testet bërthamore

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka nënshkruar një projektligj që revokon ratifikimin nga Rusia të një ndalimi global të testeve bërthamore

Vladimir Putin, president i Rusisë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka nënshkruar një projektligj që revokon ratifikimin nga Rusia të një ndalimi global të testeve bërthamore.

Putin ka thënë se anulimi i ratifikimit të Traktatit të Ndalimit Gjithëpërfshirës të Testeve Bërthamore, i njohur gjithashtu si CTBT, “do të pasqyrojë” qëndrimin e marrë nga ShBA-ja, e cila ka nënshkruar por nuk e ka ratifikuar ndalimin e testeve bërthamore.

Të dy dhomat e parlamentit rus kanë votuar muajin e kaluar për të revokuar ratifikimin e projektligjit nga Rusia.

CTBT, i miratuar në 1996, ndalon të gjitha shpërthimet bërthamore kudo në botë, por traktati nuk u zbatua kurrë plotësisht, raporton Euronews, përcjell Dukagjini.

Përveç SHBA-së, ajo ende nuk është ratifikuar nga Kina, India, Pakistani, Koreja e Veriut, Izraeli, Irani dhe Egjipti. Ka shqetësime të përhapura se Rusia mund të rifillojë testet bërthamore në përpjekje për të dekurajuar Perëndimin nga vazhdimi i ofrimit të mbështetjes ushtarake për Ukrainën.

Putin ka vënë në dukje se disa ekspertë argumentojnë për domosdoshmërinë e kryerjes së testeve bërthamore, por tha se ai nuk kishte formuar një opinion për këtë çështje.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika