Hetemi pret në takim Sveçlën e Krasniqin, nënshkruan marrëveshje me drejtorin e ARC-së

"Sot prita në takim në Komunën e Leposaviqit Ministrin e Adminstrimit të Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi, Ministrin e Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla dhe Drejtorin e Agjencionit të Regjistrimit Civil Blerim Camaj"

I pari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, ka pritur në takim ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlën, ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqin dhe drejtorin e Agjencisë për Regjistrim Civil (ARC), Blerim Camajn.

“Me qëllim të lehtësimit të ofrimit të shërbimeve për qytetarët” e Leposaviqit, Hetemi ka nënshkruar marrëveshje me Camajn, përmes së cilës do të ofrohen hapësirat e objektit të komunës për zyrtarët e Qendrës së Regjistrimit të Automjeteve dhe të Qendrës së Prodhimit të Dokumenteve.

“Duke pasur parasysh kërkesat e qytetarëve për këto shërbime, do të punojmë maksimalisht që ato të fillojnë të ofrohen sa më parë të jetë e mundshme”, ka shkruar Hetemi në Facebook.

 

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika