Dendias: Marrëdhëniet tona janë zhvilluar shumë mirë

Në konferencën e përbashkët për mediat me homologen Xhaçka në Tiranë, ministri i jashtëm grek Nikos Dendias ka thënë se zgjidhja e çështjes së detit në Hagë është shembull i mirëkuptimin mes dy vendeve. Dendias ka shtuar se iu ka referuar tregtisë dypalëshe dhe ekonomisë se si t’i thellojnë marrëdhëniet Shqipëri-Greqi

Në konferencën e përbashkët për mediat me homologen Xhaçka në Tiranë, ministri i jashtëm grek Nikos Dendias ka thënë se zgjidhja e çështjes së detit në Hagë është shembull i mirëkuptimin mes dy vendeve.

Ndër të tjera Dendias ka shprehur mbështetjen e vendit të tij për integrimin e Shqipërisë në BE.

Tirana është stacioni i parë i turit tim në Ballkan. Këtu ne kemi ekzaminuar të gjitha raportet dypalëshe por edhe prespektivën evropiane të Shqipëris. Do të kemi dhe një takim me kryeministrin Rama ku do të flasim për këtë çështje”, ka thënë Ministri i Jashtëm grek.

 

Nikos Dendias dhe Edi Rama

“Të dyja vendet dëshirojmë të zgjidhim diferencat tona. Kjo është mënyra e duhur dhe e saktë për të zgjidhur divergjencat tona. Ky është një mesazh për të gjithë vendet e tjera. Marrëdhëniet tona janë zhvilluar shumë mirë”.

Ministri i Jashtëm grek ka thënë se duhet të diskutojnë mbi çështjet praktike me Shqipërinë dhe ishte i gëzuar që ka takuar anëtarët e komunitetit grek në Himarë dhe kryepeshkopin e Tiranës dhe Durrësit.

Dendias ka shtuar se iu ka referuar tregtisë dypalëshe dhe ekonomisë se si t’i thellojnë marrëdhëniet Shqipëri-Greqi.

Dendias në takim me minoritetin grek në Himarë

Nikos Dendias ka thënë se Greqia e ka mbështetur nisjen e negociatave dhe janë të predispozuar të ofrojnë ndihmԯ teknike për nisjen e negociatave.

“Kujdesi që ne kemi për Ukrainën i tregon këtyre forcave që të destabilizojnë rajonin e gjerë. Ju falenderoj ngrohtësisht për mikëpritjen tuaj këtu”,  është shprehur Dendias.

Diplomati grek Dendias vizitë në Shqipëri

 

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika