Çka po synon Vuçiqi me zgjedhjet e jashtëzakonshme në Serbi?

Zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare dhe votimi për kryetar në mbi 65 komuna në Serbi sipas njohësve të zhvillimeve politike në këtë shtet, po vlerësohet se lidhet kryesisht me pakënaqësitë e brendshme me qeverisjen e Aleksandar Vuçiqit. Sipas tyre në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 17 dhjetorit presidenti serb po tenton të rikonfirmojë fuqinë e tij politike sidomos pas disa skandaleve që kanë ndodhur kohën e fundit. Sa i përket procesit të dialogut ata nuk e përjashtojnë se Vuçiqi mund t’i përdor zgjedhjet si shantazh por mendojnë se nuk do ta ketë mirëkuptim nga ndërkombëtarët

Postin e Presidentit vazhdon ta mbajë, ndërsa më 26 maj dha dorëheqje nga pozita e kryetarit në Partinë Progresive Serbe apo SNS.

Për herë të parë pas 11 vjetësh kjo parti do të hyjë në zgjedhje pa qenë kryetar i saj, Aleksandar Vuçiqi.

Zgjedhjet nuk janë të zakonshme. Të mekurën e nënshkroi dekretin për shpërndarjen e Kuvendit, dhe kështu Vuçiqi e dërgoi shtetin e tij në zgjedhje të jashtëzakonshme që mbahen më 17 dhjetor. Pos nivelit qendror në zgjedhje shkohet edhe në 65 komuna.

Edhe pse është herët të dihen rezultatet, politikanë shqiptarë nga Lugina e Preshevës janë të sigurt se Vuçiqi do t’i fitojë përsëri zgjedhjet, ndërsa vlerësojnë se shkaktar të këtij procesi janë zhvillimet e brendshme.

“Jo vetëm ky rast por edhe rastet e Belivukut krimit të organizuar, Jovanicës me narkotik, rastet e tjera të cilat janë të inkriminuara nga partia-shtet (partia e Vuçiqit) nga institucionet përkatëse tashmë e kanë legjitimuar dhunën e shtetit”, ka thënë kryetari i PVD-së, dega në Bujanoc, Ragmi Mustafi.

Edhe kryetari i Këshillit për të Drejtat e Njeriut në Preshevë, Belgzim Kamberi mendon se zgjedhjet e reja në Serbi ndërlidhën kryesisht me zhvillimet e brendshme dhe tendencën për një rikonfirmim të fuqisë së Vuçiqit.

Kamberi nuk e përjashton mundësinë që zgjedhjet e reja të kenë lidhshmëri edhe me procesin e dialogut me Kosovën.

“Nuk besoj që kjo ka me u pranu nga ndërkombëtarët sepse dihet tashmë që pushtetin kryesor në Serbi e ka Vuçiqi dhe këto zgjedhje nuk është sa ia pamundësojnë atij për të zbatuar vendimet edhe për të marr vendime. Kështu që edhe nëse Presidenti Vuçiq provon që zgjedhjet me i përdor si shantazh në dialogun Kosovë-Serbi nuk besoj që ndërmjetësuesit ndërkombëtar do t’ia pranojnë këtë shantazh”, ka theksuar Belgzim Kamberi nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut.

Në njoftimin e Qeverisë serbe u tha se mbajtja e zgjedhjeve të reja parlamentare në rrethanat ekzistuese do të sigurojë, veç tjerash, “një nivel të lartë të demokracisë dhe uljen e tensioneve midis medimeve të ndryshme në shoqëri”.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika