Stavileci: I bëjmë thirrje Qeverisë të zbatojë vendimin e gjykatës për uljen e çmimit të energjisë

Stavileci, i ka bërë thirrje Qeverisë që të zbatojë vendimin e Gjykatës në favor të 450 mijë familjeve kosovare, për uljen e çmimit të energjisë

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Blerand Stavileci, të hënën e 23 majit, i ka bërë thirrje Qeverisë që të zbatojë vendimin e Gjykatës në favor të 450 mijë familjeve kosovare, për lirimin e çmimit të energjisë.

Stavileci, ka thënë që si opozitë po i ndajnë shqetësimet e përbashkëta me të gjithë qytetarët e Kosovës në lidhje me krizat e reja që sipas tij po i synon të shkaktojë pushteti aktual.

Sipas tij, keqmenaxhimi i qeverisë po vazhdon.

Ai ka thënë se Qeveria, me vetëdije të plotë dhe në mungesë të vizionit po rrëshqet në kriza të reja me fajin e vet, siç thotë ai për shkak të injorancës dhe arrogancës së vet, e fatkeqësisht, pandershëm, në llogari të qytetarëve të pafajshëm.

“Fitorja e qytetarëve të vendit tonë në realizimin e dy të drejtave elementare të tyre, atë të sigurisë së furnizimit dhe atë të përballueshmërisë së çmimeve, e cila është realizuar me vendimin e gjykatave për mos-shtrenjtimin e rrymës, sot po rrezikohet pikërisht nga pushteti”, ka thënë Stavileci.

Më tutje, ai ka potencuar se ka një tendencë të hapur për shpërfillje të shtetit ligjor, sepse pushteti aktual është duke suspenduar sistemin ligjor të vendit me mosbindje dhe moszbatim të vendimeve të Gjykatave.

“Është tepër shqetësuese që kjo Qeveri dhe ky pushtet po përpiqen t’i ikin zbatimit të plotë të vendimit të Gjykatës Themelore dhe Gjykatës së Apelit për pezullim të vendimit të kundërligjshëm të ZRrE-së për shtrenjtimin e çmimit të energjisë mbi 100 përqind për 450 mijë familje kosovare.”, ka thënë Stavileci.

Sipas anëtarit të Kryesisë të PDK-së, paralajmërimet për reduktime në kohën kur ka prodhim të mjaftueshëm, sipas tij, janë edhe një përpjekje e re e pushtetit për ta mbuluar keqmenaxhimin.

“Përsëri, me konstruktivitetin më të lartë të mundshëm, kërkojmë që të zbatohet vendimi, që të kthehet ligjshmëria dhe të mos inskenohen situata të paqena krize duke paralajmëruar reduktime”, ka shtuar ai.

Stavileci, ndër të tjera i ka bërë thirrje Qeverisë që të menaxhojë situatën, duke garantuar dy gjëra themelore për qytetarët, sigurinë e furnizimit dhe çmimet e përballueshme.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika