Haziri: Lajçak e konfirmoi se Kurti e ka pranuar planin evropian bashkë me draftin e Asociacionit

Lutfi Haziri nga LDK, ka thënë se kryeministri Albin Kurti duhet të tregohet transparent dhe t'i informojë deputetët e Kuvendit të Kosovës në lidhje me dokumentin e propozuar nga BE. LDK-ja vlerëson që dialogu nuk ka opsion

Lutfi Haziri, LDK

Nënkryetari i parë i LDK-së ka folur për media pas takimit me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Mirosllav Lajçak.

Haziri tha se LDK-ja vazhdon të mbetet në “terr” informativ për shkak se ende nuk e ka parë draft-statutin e Asociacionit, të propozuar nga Bashkimi Evropian.

Ai theksoi se kryeministri Albin Kurti duhet të tregohet transparent dhe t’i informojë deputetët e Kuvendit të Kosovës, në lidhje me dokumentin e propozuar nga BE.

“Po vazhdojmë të mbahemi në terr për shkak të moszbardhjes së dokumentit, mostransparencës… që duhet kryeministri t’ua ofrojë deputetëve dhe popullit të Kosovës. Konfirmova qëndrimin e LDK-së që dialogu nuk ka opsion… situata pas 24 shtatorit ka ndryshuar, Qeveria nuk ka arritur ta kapitalizojë ndryshimin e imazhit…”, tha ai.

Tutje, ai tha se Lajçak e ka konfirmuar se kryeministri Kurti i ka thënë “PO” planit të sekuencimit, zbatimit të marrëveshjes dhe propozimit evropian ku përfshihet draft-statuti për Asociacionin.

“Nuk kemi folur specifikisht për atë, sepse është detyrë e kryeministrit, ka rregulla dialogu. Nuk ka negociata, s’po shohim, palët po ofrojnë komente, ato nuk po negociohen. Është cështje që po e ruajnë procesin për veten e tyre, natyrisht një PO e konfirmuar nga Kosova u tha edhe nga Lajcak, që Kosova e ka pranuar planin e sekuencimit, zbatimin e marrëveshjes dhe modelin evropian”, tha ai.

Haziri bëri të ditur se nga Lajçak ka kërkuar të hiqen masat ndëshkuese për Kosovën, të cilat sipas tij, kanë ardhur si pasojë e paaftësisë së Qeverisë së Kosovës.

“Jemi në situatën e njëjtë si para pesë jave, theksuam nevojën e heqjes së masave, Kosova të mos ndëshkohet për shkak të dobësive dhe paaftësisë së Qeverisë që t’i nxjerrë situatat politike në favor të vendit”, tha ai.

Ai u pyet se nëse mungesa e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku në takim, kishte të bënte me çështje të sigurisë.

Haziri e mohoi këtë gjë, duke thënë se mungesa e tij është për shkak të angazhimeve të tjera në kuadër të partisë.

“Ka pasur angazhime të tjera, e kam përcjellë kërkesën e tij. Abdixhiku e ruan kujdesin ndaj këtij dialogu si lider i partive. Po përgatitet për kuvendin zgjedhor të LDK-së”, tha ai.

“Nuk ka të bëjë, i ka besuar vlerësimeve të organeve të shtetit, po sillet sipas vlerësimeve, nuk ka ndërprerë asgjë në rutinën e tij. Policia e shtetit ka kapacitet të mjaftueshme profesionale, nuk e prek agjendën e tij, është rritur kujdesi i organeve të sigurisë. Ka edhe të tjerë, që u janë masa të tjera. Ka pasiguri juridike e edhe fizike”, vijoi ai.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika