Shaip Kamberi: Serbia po bën presion ndaj drejtuesve shqiptarë të institucioneve publike

Deputeti shqiptar në Serbi, Shaip Kamberi, ka deklaruar se ekziston tentativë e vazhdueshme e presioneve që po iu bëhen drejtuesve shqiptarë të institucioneve publike, nga ana e zyrtarëve të Ministrisë së Brendshme të Serbisë

Shaip Kamberi

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka deklaruar se policia e Serbisë po i bënë presion drejtuesve shqiptarë të institucioneve poblike, kështu duke ngritur disa shqetësime në lidhje me trajtimin e shqiptarëve nga ana e zyrtarëve të Ministrisë së Brendshme të Serbisë.

“Fjala është për tentativë të vazhdueshme të presioneve që po i bëhen drejtuesve shqiptarë të institucioneve publike”, është shprehur, Kamberi.

Kamberi, përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, ka thënë se policia e Serbisë ftesën për intervistim e ka paraqitur si arrestim, ku sipas tij kjo mund të jetë mosdije profesionale, apo tendencë qëllimkeqe për frikësim.

Kamberi, gjithashtu ka thënë se një veprim i tillë më shumë i ngjanë ‘një presioni politik’, duke e theksuar që ndodh ‘sidomos para zgjedhjeve’.

“Sot, me qëllim të intervistimit rreth mosshlyerjes së borxheve të qirasë së disa shfrytëzuesve të hapësirës publike në qytetin e Bujanocit, është shoqëruar për t’u intervistuar në polici ish-likuiduesi i ndërmarrjes për ndërtim të Komunës së Bujanocit” ka thënë ai.

Ndërkaq, Kamberi ka shtuar se për t’u intervistuar sipas tij do të mjaftonte një ftesë e zakonshme ndërsa organet shtetërore kanë zgjedhur metodën e shoqërimit në prokurori dhe se Ministria e Punëve të Brendshme (MBP) e Serbisë, ka lëshuar deklaratë se bëhej fjalë për arrestimin e tij.

Ky veprim sipas tij është cilësuar si presion i shpeshtuar politik dhe sidomos para zgjedhjeve e jo për ta luftuar “menaxhimin jo të mirë” të organit gjegjës.

“I gjithë ky spektakël natyrisht përfundoi me mbarimin e intervistimit dhe personi i “arrestuar” doli të jetë shoqëruar vetëm për intervistim” ka deklaruar Kamberi.

Shaip Kamberi i ftuar ne Debat Plus

Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik (PDD) nga Bujanoci, Shaip Kamberi, më 2 maj, i ftuar në emisionin “Debat Plus”, në RTV Dukagjini, ishte deklaruar se nuk do të bëhet pjesë e Qeverisë së Serbisë të udhëhequr nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq dhe politikës të cilën e zbaton ky i fundit.

Përveç kësaj, ai ka theksuar se nuk do të futet në qeverisjen “autoritare” të Vuçiqit derisa Serbia “nuk e ndërron qasjen ndaj Kosovës, derisa Serbia nuk e ndërron Kushtetutën dhe preambulën e saj”.

Shaip Kamberi,  kishte fituar sërish mandatin e deputetit në Kuvendin e Serbisë, më 28 prill, ku sipas rezultateve preliminare të dhëna nga Shtabi i Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës, rezultati është se nga Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës, Shaip Kamberi ka marrë 686 vota, një SNS dhe 11 të pavlefshme.

Postimi zyrtar nga Shaip Kamberi, Facebook

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika