Gashi: Kosova duhet të punojë më shumë me DASH-in

Vizita e kryeministrit Albin Kurtit, në SHBA është parë si një vizite e mirë edhe e nevojshme nga analisti Drilon Gashi, ku sipas tij, nëpërmjet kësaj vizite Kurti e ka dëshmuar se është një pro-amerikan

Analisti, Drilon Gashi

Analisti Drilon Gashi, ka folur për vizitën e kryeministri Albin Kurtit, në Shtetet e Bashkuar të Amerikës (ShBA), ku e ka arsyetuar këtë të fundit duke thënë se është një pro-amerikan, gjithashtu ka thënë se duhet të punohet më shumë në marrëdhëniet e Kosovës më Departamentin Amerikan të Shtetit (DASH).

Sipas Gashit, Kurti është pro-amerikan sepse në SHBA ishte për 20 ditë me plotë takime, ku ai kishte takuar dhjetë senator, po thuajse 20 kongresmen, dhe gjithashtu përfaqësues të kompanive të ndryshëm, dhe anëtarë të komunitetit shqiptaro-amerikan.

Sipas tij, është vërtetuar se kryeministri Kurit është pro-amerikan pasi qytetarët e Kosovës e kanë votuar.

“Tema e antiamerikanizmit në Kosovës është e paqenë pasi, populli Kosovës nuk voton njerëz antiamerikan, përkundër kësaj vetëm pro-amerikan”, ka thënë ndër të tjera Gashi në emisionin FIVE.

Gazetarja, Arta Avdiu

Gazetarja Arta Avdiu, e ka pyetur pse duhet të punohet më shumë në raporte e Kosovës dhe DASH-it, dhe ku po çalon marrëdhënia në mes të dyja vendeve?

Ndërsa, Gashi është përgjigjur duke thënë se, situata nuk është vetëm me qeverinë Kurit, por ka një kohë të gjatë pasi, kishte ngecje në dialogun në mese të Kosovës dhe Serbisë.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika