Sulm në afërsi të dy spitaleve në Gaza – Plagosen 10 punonjës të spitalit, dëmtohen 2 ambulanca

Nga një sulm në afërsi të dy spitaleve në Gaza janë plagosur 10 punonjës të spitalit, dhe në mesin e automjeteve të dëmtuara ishin dhe dy ambulanca

Fotografi ilustruese

Ka ndodhur një sulm në afërsi të dy spitaleve në Gazën veriore, duke plagosur 10 punonjës të spitalit dhe duke dëmtuar automjetet e infrastrukturën e spitalit, sipas një deklarate të shpërndarë nga Spitali Al Awda në Facebook.

“Në shënjestrimin e afërsisë së spitalit Al Awda – Tal Al Zaatar dhe të afërsisë së Spitalit Indonezian nga forcat okupuese izraelite, 10 punonjës të spitalit Al Awda u plagosën dhe nëntë automjete u dëmtuan”, thuhet në deklaratë.

Sipas spitalit, në mes të automjeteve të dëmtuara ishin edhe dy ambulanca.

Spitali shtoi se stafi po vazhdon të ofrojë shërbime mjekësore, pavarësisht bombardimeve të vazhdueshme, pakësimit të furnizimeve mjekësore dhe mungesës së energjisë elektrike, dhe i bëri thirrje Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK) dhe institucioneve ndërkombëtare humanitare dhe ligjore që të ndërhyjnë, raporton CNN, përcjell Dukagjini.

“Objektet shëndetësore dhe ofruesit e shërbimeve shëndetësore duhet të mbrohen në kohë konflikti dhe lufte”.

Në një deklaratë të veçantë, Shoqata e Gjysmëhënës së Kuqe të Palestinës (PRCS) ka thënë se një nga vullnetarët e tyre ishte plagosur dhe dy ambulanca ishin bërë të papërdorshme pas këtij sulmi.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika