Mbi 11 mijë civilë palestinezë të vdekur që nga fillimi i konfliktit me Izraelin

Sipas përditësimit të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, numri i civilëve palestinezë të vrarë që nga fillimi i konfliktit me Izraelin më 7 tetor, është rritur të paktën në 11 mijë e 78

Foto: Al Jazeera

Ministria e Shëndetësisë në Gaza ka njoftuar se numri i civilëve palestinezë të vrarë është rritur të paktën në 11 mijë e 78.

Këtë e ka bërë të ditur ministria në përditësimin e saj të fundit.

Në mesin e të vdekurve janë të paktën 4 mijë e 506 fëmijë, raporton Al Jazeera, përcjell Dukagjini.

Sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Antony Blinken, ka thënë të premten se e ka mirëpritur dakordimin e Izraelit për pauzë humanitare në ofensivën e tij në Gaza, por duhet të bëhet më shumë.

Lexo dhe: Blinken thotë se “duhet të bëhet më shumë” për t’i mbrojtur civilët palestinezë

“Shumë palestinezë janë vrarë. Ka shumë që kanë vuajtur javët e fundit, dhe ne duam të bëjmë gjithçka që është e mundur për të parandaluar dëmtimin e tyre, dhe për të rritur ndihmën që u jepet atyre”, ka thënë Blinken.

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika