(VIDEO) Futbollistët e Izraelit ballafaqohen me sulm në Izrael gjatë rrugës për Prishtinë

Kosova dhe Izraeli do të ndeshen këtë të diel në kuadër të fazës kualifikuese të Kampionatit Evropian. Kombëtarja izraelite është alarmuar pas një sulmi me raketa gjatë rrugës në Izrael

Kosova dhe Izraeli

Kosova dhe Izraeli do të ballafaqohen këtë të diele në kuadër të fazës kualifikuese të Kampionatit Evropian.

Kombëtarja izraelite gjatë rrugës për në Prishtinë, është alarmuar pas një sulmi me raketa, siç shihet nga pamjet e publikuara nga Federata e Futbollit e Izraelit.

“Asgjë nuk do të na ndalojë në rrugëtimin tonë drejt Euro 2024”, ka shkruar kjo federatë.

Përndryshe, ndeshja ishte planifikuar që të zhvillohej gjatë muajit të kaluar, por për shkak të luftës që shpërtheu, u shtynë të gjitha takimet e sporteve të këtij shteti.

UEFA mori vendim që ndeshja të luhej më 12 nëntor, pra këtë të diele në ora 20:45.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika