Ukshini: Integrimi i Kosovës në BE varet nga zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit

Ish-diplomati Syle Ukshini ka deklaruar se rruga e Kosovës drejt integrimit në Bashkimin Evropian mbetet e ndërlidhur ngushtë me progresin në dialogun me Serbinë dhe zbatimin e detyrimeve që burojnë nga Marrëveshja e Ohrit.

Ukshini, i ftuar në “FIVE” në Dukagjin, deklaroi se pse kjo nuk theksohet gjithmonë publikisht nga Bashkimi Evropian, ekziston një rezistencë e brendshme brenda bllokut, ndërsa dialogu vazhdon të jetë një nga kriteret kyçe për avancimin në procesin e integrimit evropian.

“Shumë gjëra edhe pse nuk thuhet nga BE-ja, ne i dimë nga këtu që është rezistenca e brendshme e BE-se dhe çështja e dialogut një nga kriteret për rrugën integrimit në BE. Një nga kriteret mbetet dialogu – nuk duhet harruar se Këshilli i BE-së e ka bërë të qartë në prill të vitit 2024 që palët janë pajtuar në Ohër që detyrimet që rrjedhin nga marrëveshja e Ohrit të bëhen pjesë e integrimit evropian – çfarë nënkupton kjo? Kjo është një goditje me dy efekte – një sepse progresin e dialogut e lidh me progresin e integrimit dhe njëkohësisht  marrëveshjen e Ohrit edhe pse e panënshkruar e bënë të detyrueshme. BE-ja mundet me lidh do gjë me dinamikën e përmbushjes së marrëveshjes se Ohrit në kuptimin e progresit në procesin e integrimit në anën tjetër Serbia nuk dëshiron të merret me dialogun – prandaj ka një tendencë që dialogu të ndahet nga procesi i integrimit evropian” u shpreh ai.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika