“Hajde po hijna me kusht unë dhe ti”, Statovci nxehet keq me Sokolin

Trajneri dhe analisti, Faruk Statovci është 'nxehur' me trajnerin e mirënjohur, Bylbyl Sokoli në emisionin 'Dueli Sportiv' në RTV Dukagjini

Sipas Statovcit, klubet nuk mund të luajnë jashtë vendit të tyre kur zhvillojnë takime në garat evropiane.

Teksa, ka shtuar se arsyeja që është shtyrë renovimi i fushës në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ është se Ballkani është kualifikuar në grupet e Ligës së Konferencës.

”Klubet nuk kanë të drejtë të luajnë jashtë vendit të tyre kur luajnë në arenën ndërkombëtare. Shtetet mund të luajnë, por skuadrat jo. Ballkani nuk ka mundur të luajë dhe për këtë është shtyrë renovimi,” tha Statovci.

Ndërsa, Sokoli tha se ka mundur të luajë në Tiranë apo në Shkup.

Por, Statovci iu kundërpërgjigj kështu: ”Hajde, po hijna me kusht unë dhe ti qe nuk mundet.”

Më poshtë mund të shikoni ‘LIVE’ emisionin ‘Dueli Sportiv’.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika