Borrell thumbon Serbinë: Disa vende nuk kanë një histori të mirë me bashkërendimin e sanksioneve

Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, është shprehur se ka një pengesë në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Ndër të tjera Borrell ka thënë se disa shtete të Ballkanit nuk kanë një histori të mirë në rreshtimin me politikën e jashtme të BE-së dhe sanksionet

Josep Borell

Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, para ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian ka thënë se ka një pengesë kur bëhet fjalë për dialogun Kosovë – Serbi.

Borrell ka thënë se takimi me kryediplomatët e Ballkanit po bëhet për të treguar se sa i rëndësishëm është ky rajon.

Ndër të tjera, kryediplomati i BE-së ka thënë se disa shtete të Ballkanit nuk kanë një histori të mirë në rreshtimin me politikën e jashtme të BE-së dhe sanksionet.

Kështu, kujtojmë se Serbia nuk është renditur me bllokun euroatlantik për të sanksionuar Rusinë.

“Kemi takimin me ministrat e Jashtëm të Ballkanit, për të treguar se sa i rëndësishëm është ky rajon, për të diskutuar për propozimet e fundit të Komisionit për zgjerimin. Do të insistojmë në nevojën e ndjekjes më të afërt të politikës tonë të jashtme, pasi disa shtete nuk kanë një histori të mirë në rreshtimin me politikën tonë të jashtme dhe sanksionet.

Flet për vete se sa i rëndësishëm është që Komisioni ka propozuar hapjen e negociatave me Ukrainën. Kjo do të krijojë një lëvizje dhe do të krijojë një rresht në pritje për anëtarësim. Ka një pengesë, kur bëhet fjalë për negociatat Kosovë-serbi, por dinamika e krijuar nga pranimi i shtegut për anëtarësim të Ukrainës, do të ndikojë të gjithë procesin e kandidaturave që është në një ngërç”, ka thënë Borrell.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika