“Albin Zajednica”, PSD: Asociacioni që e pranoi Kurti e zhbën Republikën e Kosovës

Partia Socialdemokrate (PSD) në Kosovë ka organizuar një aksion para Qeverisë, duke zëvendësuar flamujt e shtetit të Kosovës me një flamur të cunguar. Flamuri i cunguar ka të theksuara me ngjyrë të bardhë pjesët që sipas tyre, i përfshin Asociacioni i komunave me shumicë serbe dhe ka vetëm dy yje. Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka argumentuar se draft-statuti i Asociacionit zhbënpavarësinë dhe republikën e Kosovës.

Përballë Qeverisë së Kosovës, partia Socialdemokrate (PSD) ka ndërmarrë një aksion duke zëvendësuar flamujt e shtetit të Kosovës me një flamur të cunguar, i cili në hartën e Kosovës ka të theksuara me ngjyrë të bardhë pjesët, që sipas tyre, i përfshin Asociacioni dhe ka vetëm dy yje.

I pari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se draft-statuti i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe i pranuar nga Kurti, e zhbën pavarësinë dhe Republikën e Kosovës.

Sipas tij, flamuri i Kosovës do t’i ketë vetëm dy yje dhe do t’i paraqesë vetëm dy etni, shqiptarët e serbët dhe një konflikt të vazhdueshëm mes tyre.

“Asociacioni të Komunave më shumicë serb i pranuar nga Qeveria e Kosovës dhe nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në thelb zhbën republikën e 17 shkurti, të shpallur si shtet të pavarur, qytetar dhe multientik. Nga sot jo vetëm që që e zhbën republikën si koncept, ku qytetarët janë të barabartë, pa dallim etnie e kombësie, ani siç e dini, zhduket edhe barazia mes qytetarët, si e dini kanë qenë të shprehur edhe në simbolet e shteti të Kosovës, përmes yjeve, secili yll e ka përfaqësuar një etnie në këtë shtet. Nga sot, edhe flamuri i Kosovës nuk mund të jetë i njëjti. Paraqet një realitet të hidhur dhe të dëmshëm për Kosovën dhe të reduktohet”, ka thënë Molliqaj.

Molliqaj ka bërë të ditur se aksionet tyre do të përshkallëzohen dhe do të kenë edhe protesta.

Ndër të tjera, Molliqaj ka ritheksuar se Kurti ka themeluar një konfederatë të brendshme mes shqiptarëve dhe serbëve.

“Nga sot, flamuri i Kosovës i ka vetëm dy yje që i përfaqësojnë dy etnitë, e që në fakt përfaqësojnë thelbin, fillimin e konfliktit të vazhdueshëm që do të kemi mes vete. Nga republikë qytetare, në republikë e cila ndahet në dy etni e në konflikt të vazhdueshëm… Kemi themeluar një konfederatë të brendshme mes shqiptarëve dhe serbëve, pa pajtimin qytetar. Aksionet tona do të përshkallëzohen, do të kemi edhe protesta”, ka thënë Molliqaj para mediave.

Më tej, Molliqaj ka theksuar se kryeministrin Albin Kurti, tash e tutje duhet ta quajmë “Albin Zajednica”.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika