Arrestohen dy shtetas të Kosovës, dyshohen për vjedhje të rënda në Austri

Policia e Kosovës ka njoftuar se Njësiti i hetimeve të përgjithshme në Prishtinë, në aksione të ndara, ka arrestuar dy persona të dyshuar për disa vjedhje të rënda, që thuhet se kanë ndodhur në Austri

Policia e Kosovës ka njoftuar se Njësiti i hetimeve të përgjithshme në Prishtinë, në aksione të ndara, ka arrestuar dy persona të dyshuar për disa vjedhje të rënda, që thuhet se kanë ndodhur në Austri.

Rastet, sipas policisë, kanë ndodhur në periudha të ndryshme kohore, nga dhjetori i vitit të kaluar deri në janar të këtij viti.

“Puna e hetuesve rajonal, është finalizuar sot, ku pas marrjes së disa veprimeve operative në koordinim me Prokurorinë, Gjykatën Themelore dhe hetuesit nga Republika e Austrisë, kanë arrestuar dy personat e dyshuar: L.B. mashkull, 31 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe I. V. mashkull, 27 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Sipas policisë, pjesë e aksioneve ka qenë edhe kontrolli i katër lokacioneve, ku nga hetuesit janë gjetur dhe sekuestruar stoli ari, 156 fishekë dhe 2 automjete.

“Personat e dyshuar pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit janë në kërkim të personit të tretë të dyshuar i cili tash më është i identifikuar”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika