Sot nis sezoni i fundit i serialit “The Crown”

Sezoni i fundit i Netflixit “The Crown” do të nisë të enjten, me katër episodet e para që do të publikohen

Princesha Diana (Elizabeth Debicki) me djemtë e saj, Harry (Fflyn Edwards), u larguan dhe William (Rufus Kampa), në sezonin e gjashtë dhe të fundit të "The Crown".

Sezoni i fundit i Netflixit “The Crown” do të nisë të enjten, me katër episodet e para që do të publikohen. Ndërsa, gjashtë episodet e mbetura do të transmetohen më 14 dhjetor.

Sezoni i gjashtë i dramës mbretërore do të përshkruajë ngjarjet e fundit të viteve 1990, duke përfshirë marrëdhënien e princeshës Diana me Dodi Fayed.

Episodet e reja do të tregojnë, gjithashtu, ngjarjet që çuan në vdekjen e Dianës në vitin 1997 dhe pasojat.

Megjithatë, publikimi i serialit është pritur me kritika për pasaktësitë historike.

Netflixi ka thënë se seriali është paraqitur si dramë e bazuar në ngjarje historike.

Sezoni i fundit është shkruar edhe një herë nga Peter Morgan, i cili krijoi shfaqjen jashtëzakonisht të popullarizuar që ka nisur që nga viti 2016.

Në fund të sezonit të pestë, shikuesit panë Tony Blair të bëhej kryeministër dhe princin Charles të shkonte në Hong Kong.

Sezoni i ri fillon me Dianën (luajtur nga Elizabeth Debicki) dhe princin Charles (Dominic West) duke kaluar verën e parë si çift i divorcuar me djemtë e tyre, princin William (Rufus Kampa) dhe princin Harry (Fflyn Edwards).

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika