Përmbyllet fushata e informimit për liberalizimin e vizave

Këtë të premte përmbyllet fushata e informimit për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Kampanja përmbyllëse mbahet në Sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë duke filluar nga ora 10:00 deri 15:00

Foto ilustrim

Fushata e informimit për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës ka përfunduar këtë të premte.

Aktiviteti përmbyllës pritet të mbahet me një event, ku qytetarët do të kenë mundësinë të marrin pjesë në një kuiz dhe të fitojnë një udhëtim drejt Vjenës më datën 1 janar 2024.

Kampanja përmbyllëse pritet të mbahet në Sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, nga ora 10:00 deri në 15:00.

“Kamioneta jonë do të jetë në shërbimin tuaj për t’ju informuar dhe mundësuar të bëheni pjesë e kuizit dhe të fitoni një udhëtim në Vjenë me datën 1 Janar 2024. Shorteu i atyre që kanë qëlluar 5 pyetjet e sakta do të mbahet LIVE të hënën në emisionin e mëngjesit në RTK”, thuhet në njoftim.

Nisur nga data 1 janar 2024, qytetarët e Kosovës do të gëzojnë lirinë e udhëtimit drejt zonës Shengen pa nevojë për viza për qëndrime afatshkurtra.

Kjo do të thotë se ata mund të udhëtojnë lirshëm në shtetet e zonës Shengen, megjithatë nuk do të mund të punojnë atje.

Miratimi i vendimit për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës në Parlamentin Evropian në prill të këtij viti u bë pa asnjë kundërshtim, duke përmbyllur me sukses procedurat vendimmarrëse për këtë çështje.

Kosova, aktualisht, është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor, qytetarët e së cilës nuk mund të lëvizin pa viza në zonën Schengen.

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika