A po shkon Ukraina drejt njohjes së pavarësisë së Kosovës?

Shefi i Komisionit Parlamentar në Ukrainë, Oleksandar Merezhrkon, ka diskutuar rreth qëndrimit të Ukrainës për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës. Ai shprehu se aktualisht ka disa argumente politike në favor të mosnjohjes, duke theksuar se në këto kohë luftarakë, njohja e pavarësisë së Kosovës mund të ketë ndikim negativ në argumentimin e tyre ligjor kundër zonave të pushtuara nga rusët

Shtrëngim duarsh mes Osmanit e Zelenskyt 🇽🇰 🇺🇦

Shefi i Komisionit Parlamentar në Ukrainë, Oleksandar Merezhrkon ka folur rreth mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës nga Ukraina.

Ai në një intervistë për emisionin “Kallxo Përnime”, ka thënë se momentalisht ka disa argumente politike në favor të mosnjohjes, të paktën siç thotë ai, tani për tani.

“Besoj se pikërisht tani, në këto rrethana, kur ne luftojmë për mbijetesën tonë gjatë luftës, ka disa argumente politike në favor të mosnjohjes, natyrisht, të paktën tani për tani. Sepse argumenti bazë është se, tingëllon kështu: që nëse ne e njohim pavarësinë sigurisht, mund të ketë ndikim negativ në argumentimin tonë ligjor kundër të ashtuquajturës DNR and LNR, e të cilat nuk janë gjë tjetër veçse territore ukrainase e që janë pushtuar nga rusët dhe nuk janë asgjë më shumë se kaq, mirëpo, në të njëjtën kohë për të, për mua…” – ka thënë Merezhrkon.

Ai ka shtuar se pos kësaj për të ka disa dimensione: dimension politik, dimensionin moral dhe dimensionin juridik ndërkombëtar.

“E shikoj nga perspektiva e së drejtës ndërkombëtare sepse gjatë gjithë jetës sime para se të bëhesha politikan, unë kam qenë profesor i së drejtës ndërkombëtare. Për mua ka argumente të forta, argumente juridike ndërkombëtare, në favor të njohjes së Kosovës. Fillimisht ne e kemi vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë” – ka thënë ai.

“Së dyti, kur flasim për konflikt ndërmjet të së drejtës për vetëvendosje dhe integritetit territorial, ne duhet të jemi të vetëdijshëm se ekziston një përjashtim nga parimi i integritetit territorial. Kur dikush kryen gjenocid kundër kombit, krijon këtë përjashtim nga perspektiva juridike, nga ajo ligjore në të njëjtën kohë, udhëheqësia jonë duhet të jetë shumë e kujdesshme tani gjatë luftës dhe ndoshta ka ndonjë shqetësim për pozicionin e Serbisë dhe për qëndrimin e Vuçiqit, i cili…” – shtoi tutje ai.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika