Përfundon ndeshja mes Zvicrës dhe Kosovës me rezultat 1:1

Ndeshja mes Zvicrës dhe Kosovës në Basel ka përfunduar me rezultat 1:1. Muhamet Hyseni shënoi golin e barazimit për Dardanët në minutën e 82, pas një asistimi nga Mergim Vojvoda. Më herët, Zvicra ishte kaluar në epërsi me një gol të shënuar nga Vargas në minutën e 47

Ka përfunduar ndeshja mes Helvetikëve dhe Dardanëve në Basel të Zvicrës me rezultat 1:1.

Dardanët shënuan golin e barazimit në minutën e 82 të ndeshjes.

Lojtari i cili shënoi golin ishte Muhamet Hyseni.

Deri tek kontakti me topin, sulmuesi ka ardhur pas një asistimi nga Mergim Vojvoda dhe pastaj një gjuajtje e cila fillimisht ka prekur shtyllën është ndalur në rrjetë.

Ndërsa, më herët Zvicra kaloi në epërsi me golin i cili u shënua në minutën e 47 të ndeshjes, dy minuta pas fillimit të ndeshjes së dytë.

Goli është shënuar nga Vargas i cili ka realizuar golin me kokë për skuadrën zvicërane.

Ndryshe, Zvicra ka dominuar edhe duke bërë më shumë presion gjatë pjesës së parë.

Kosova pavarësisht rezultatit të sontëm nuk është kualifikuar.

Nga Grupi I janë kualifikuar Rumania dhe Zvicra.

Ndeshjen e radhës Kosova e luan kundër Bjellorusisë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika