Kush mendoni se po e thotë të vërtetën Zhegrova apo Gliha? Votoni në sondazhin e ‘Dueli Sportiv’

Sondazhi do të publikohet gjatë emisionit 'Dueli Sportiv' në RTV Dukagjini, sonte në mbrëmje nga ora 22:10

Zhvillimet e fundit mes futbollistit, Edon Zhegrova dhe përzgjedhësit të Kombëtares së Kosovës, Primozh Gliha, ngjallën interes të madh në opinionin futbolldashës.

Zhegrova reagoi ashpër pasi nuk u ftua për ndeshjet e muajit nëntor. Ai tha se ka njerëz brenda Kombëtares qe vendosin për fatin e Kosovës në forma individuale dhe asnjëherë zyrtare.

Teksa, Gliha fillimisht potencoi se nuk ka qenë vendim i tij për mosftesën e 24-vjeçarit, por i Federatës së Futbollit të Kosovës.

Ndërkaq, pas ndeshjes me Zvicrën tekniku slloven tha se Zhegrova po gënjen sepse sipas tij ai nuk dëshiron të luajë për Kombëtaren.

E pas deklaratave të ashpra në distancë, se kush po mendoni se po e thotë të vërtetën, mund të përgjigjeni në sondazhin e emisionit ‘Dueli Sportiv’.

Rezultati i sondazhit do të publikohet sonte gjatë emisionit më të shikuar të sportit në vendin tonë.

Më poshtë mund të zgjedhni njërën nga opsionet.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika