Osmani: Kosova dhe Shqipëria janë pjesë e një rrugëtimi të përbashkët drejt integrimit euro-atlantik

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 111 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, është shprehur se data e 28 nëntorit, shënon daljen e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke kthyer në kujtesë sakrificën si të Kosovës, ashtu edhe të Shqipërisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 111 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, është shprehur se data e 28 nëntorit, shënon daljen e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke kthyer në kujtesë sakrificën si të Kosovës, ashtu edhe të Shqipërisë.

“Në historinë e re të Kosovës, ndërkaq, kjo datë shënon daljen e parë të UÇK-së dhe hapjen e një kaptine të re në betejën për liri të Kosovës, e cila ndoqi edhe traditën shumë të fuqishme të ndërkombëtarizimit të çështjes së Kosovës dhe rezistencën aktive përballë hegjemonisë shtypëse të Serbisë, por shënon edhe ditëlindjen e heroit tonë kombëtarë Adem Jasharit, heroit tonë legjendar”.

Osmani, në fjalimin e saj me rastin e 111 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë ka thënë se kjo datë aq sa sjell gëzime, sjell edhe pikëllim për përpjekjet që janë bërë.

“Sikurse në çdo 28 nëntor tjetër, ne sot i sjellim në kujtesë këto sakrifica dhe u gëzohemi fort të arriturave të shtetit demokratik shqiptar dhe të shoqërisë shqiptare në përgjithësi”, ka thënë Osmani.

E para e shtetit, ka thënë se rëndësia mes Kosovës dhe Shqipërisë po zhvillohet krahas njëra-tjetrës.

“Duke shkëmbyer përvoja, dije, njohuri e duke mbështetur njëra- tjetrën. Kemi synime të njëjta: integrimin në Bashkimin Evropian, e konsolidimin e mëtejmë të shteteve tona. Kosova dhe Shqipëria janë pjesë e një rrugëtimi të përbashkët drejt integrimit euro-atlantik. Ne ndajmë një dëshirë të fortë dhe të përbashkët për ta ndihmuar njëra-tjetrën për të arritur synimet tona dhe për ta bërë këtë rajon një vend më të mirë për të gjithë”.

Tutje, Presidentja ka thënë se “Si Kosova ashtu edhe Shqipëria, kanë kaluar sfida të mëdha, por kemi bërë edhe progres të rëndësishëm”.

“Bashkëpunimi ynë në drejtim të mbrojtjes së integritetit territorial, zhvillimit ekonomik dhe forcimit të institucioneve është thelbësor për një rajon më të stabilizuar dhe më të zhvilluar. Politikat tona të përbashkëta dhe ndërtimi i një kulture të përbashkët bashkëpunimi janë themele që mbështesin rrugën tonë përpara me sukses. Le të vazhdojmë këtë trashëgimi me kujdes dhe përgjegjësi, duke ndërtuar një të ardhme më të ndritur për brezat e ardhshëm”, ka shtuar ajo.

Shija e redaktorit

“Ishim të gatshëm ta japim jetën për ta mbrojtur Kosovën”,...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është duke qëndruar për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) me ç'rast ka vizituar ushtarët amerikanë të...

Konkursi për gradimin e policëve – “Të fortët” e Policisë...

Konkursi për gradim të policëve nga “Polic i lartë” në “Rreshter” u mbajt më 4 maj, dhe siç nënkuptohet edhe atë ditë do të...

Trepça triumfon në finalen e parë me rikthim ndaj Yllit

Finalja e parë e “Play-off”-it i ka takuar Trepçës. Mitrovicasit edhe pse ishin duke humbur me 13 pikë dallim, të përkrahur nga tifozët kanë...

Të fundit nga rubrika