(VIDEO) Plagoset një polic në Suharekë gjatë parandalimit të një grabitjeje

Një zyrtar policor është plagosur këtë të mërkurë, gjatë intervenimit në një rast të grabitje së armatosur që ka ndodhur në një dyqan të argjendarisë në Suharekë

Një zyrtar policor është plagosur në këmbë në momenti kur ka intervenuar në një tentim grabitje në Suharekë.

Polici në fjalë është jashtë rrezikut për jetë.

Katër persona, sipas policisë ishin të armatosur dhe kishin tentuar ta grabisin një argjendari.

Të dyshuarit, sipas pamjeve, kishin me vete armë të gjata.

“Nje grabitje ka ndodhur në një dyqan të argjendarisë në Suharekë rreth orës 15:45. Patrullat policore të Stacionit të Policisë së Suharekës janë informuar menjëherë dhe kanë shkuar në vendngjarje. Rreth orës 16:03 min kemi marrë informatën se vetura e dyshimtë është një veturë e pasagjerëve. Sapo Policia ka mbërritur në vendngjarje, të dyshuarit kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të Policisë. Gjatë intervenimit një zyrtar policor ka mbetur i plagosur në këmbë”, ka thënë Vesel Gashi nga Policia e Prizrenit.

Të dyshuarit janë ende në arrati.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika