Serbia e fton rininë e saj për shërbim vullnetar ushtarak

Serbia ka shpallur konkurs duke e ftuar rininë e saj për të aplikuar për shërbim vullnetar ushtarak

Ministrja e Mbrojtjes e Serbisë i ka ftuar të gjithë të rinjtë serbë që të aplikojnë për shërbim ushtarak të armatosur për vitin 2024.

Sipas njoftimit, aplikuesit duhet të jenë të moshave 19 deri 30 vjeç dhe që nuk kanë kryer më parë trajnime ushtarake.

“Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura të Serbisë kanë shpallur konkurs për aplikantët për shërbimin vullnetar ushtarak me armë në vitin 2024. Ftojmë të gjithë të rinjtë dhe të rejat e interesuara që do të jenë nga 19 deri në 30 vjeç në vitin 2024 dhe që nuk kanë kryer më parë shërbimin ushtarak me armë, të aplikojnë për shërbimin vullnetar ushtarak, si dhe për trajnimin ushtarak për oficerë rezervë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, para disa ditësh ka ngritur alarmin se në Rashkë të Serbisë ka riorganizim paramilitar e terrorist nga Millan Radoiçiq dhe grupi i tij, me instruksione dhe mbështetje, sipas tij, të shtetit të Serbisë.

Ai ka ngritur shqetësimet se edhe pas presionit ndërkombëtar, Serbia ende nuk ka tërhequr të gjitha trupat dhe artilerinë nga afërsia e territorit të Kosovës.

“Ajo vazhdon të kërcënojë sigurinë e Republikës së Kosovës me bazat e përparme operuese të Forcave të Armatosura të Serbisë përgjatë kufirit me vendin tonë. Për më tepër, Serbia ka dislokuar sistemet kundërajrore në afërsi të kufirit me Kosovën”, kishte thënë Kurti.

Ndërkaq, për këtë temë në Serbi ka folur edhe sekretari i përgjithshëm i NATO-së, Jens Stoltenberg, i cili ka thënë se nuk është mirë që Serbia ta grumbullojë ushtrinë e saj në kufirin me Kosovën.

Vuçiq u përgjigj duke thënë se “është puna e jonë se ku do ta vendosim ushtrinë”.

Po ashtu, edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka kërkuar trupa shtesë të NATO-s në Kosovë, në mënyrë “që të garantohet siguri dhe paprekshmëri absolute” e Kosovës.

Ai ka thënë se kufiri Kosovë-Serbi është jashtë kontrollit.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika