Takimi i Pendarovskit me kryeministrin e Malit të Zi Abazoviq në Davos

Gjatë pjesëmarrjes në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Presidenti Stevo Pendarovski ka takuar kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ku kanë rikonfirmuar përkushtimin e tyre për stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin rajonal

Gjatë këtij takimi është shprehur gatishmëria për avancimin e marrëdhënieve të përgjithshme bilaterale ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, duke theksuar mundësitë potenciale për forcimin e bashkëpunimit ekonomik.

Abazoviq dhe presidenti i Maqedonisë, Pendarovski, kanë shkëmbyer mendime mbi zhvillimet aktuale politike në të dyja vendet, në Evropë dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Ata kanë rikonfirmuar përkushtimin e tyre për stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin rajonal, përmes forcimit të vazhdueshëm të proceseve demokratike dhe partneritetit të zgjeruar ndërkombëtar, kanë bërë të ditur mediat e huaja.

Ata kanë rënë dakord se bashkëpunimi i ngushtë brenda aleancës NATO do të vazhdojë edhe në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, si synim i përbashkët strategjik i dy vendeve.

Pendarovski, gjithshtu, uroi Abazoviq për marrjen e detyrës së re.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika