EULEX-i dislokon ekip të specializuar për veriun

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) ka njoftuar dislokimin e një ekipi të specializuar për të përmirësuar sundimin e ligjit në veriun e Kosovës

Pjesëtarë të Njësisë Policore të EULEX-it.

Gjashtë këshilltarë policorë i janë shtuar EULEX-it të enjten, si përforcim i misionit në Kosovë.

Këta këshilltarë do të mbështesin institucionet e përzgjedhura të sundimit të ligjit dhe do të kryejnë rolin e këshilluesve dhe të monitoruesve në kuadër të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX).

Sipas njoftimit, Ekipi i Specializuar i EULEX-it do të ofrojë këshillat dhe monitorimin e nevojshëm për Policinë e Kosovës në kryerjen e aktiviteteve të rregullta policore, duke përqendruar vëmendjen në parandalimin dhe luftimin e krimit, si dhe në ofrimin e sigurisë.

“Më 23 nëntor, një Ekip i Specializuar (ES) prej gjashtë Këshilltarësh Policorë u dislokua në Kosovë për të përforcuar kapacitetin këshillues dhe monitorues të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në përputhje me mandatin e EULEX-it për t’i mbështetur institucionet e përzgjedhura të sundimit të ligjit në Kosovë, në rrugën e tyre drejt rritjes së efektivitetit, qëndrueshmërisë, shumë-etnicitetit dhe llogaridhënies, pa ndërhyrje politike dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare të drejtave të njeriut dhe praktikat më të mira evropiane”, thuhet në njoftim.

Ndër të tjera, njoftohet se dislokimi i ekipit të këshilltarëve policorë nga EULEX-i do të zgjasë fillimisht për dy muaj, me mundësinë e vazhdimit nëse Misioni arrin të krijojë një kapacitet afatgjatë këshillues policor në veri të Kosovës.

Këta këshilltarë janë të dërguar nga Holanda dhe Suedia, dhe do të punojnë ngushtë me Policinë e Kosovës në koordinim me këshilltarët e lartë policorë të EULEX-it.

Ata do të punojnë në komunat veriore në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe me këshilltarët e lartë policorë të EULEX-it, të cilët e këshillojnë Drejtorinë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Veriut dhe katër stacionet policore nën komandën e saj.

“Dislokimi i Ekipeve të Specializuara me ekspertizë dhe kapacitete të ndryshme, është një instrument i ofruar nga Kompakti i Politikës Civile të Përbashkët për Siguri dhe Mbrojtje (CSDP) i miratuar në maj 2023 për të dislokuar shpejt ekspertë në Misionet Civile të CSDP-së për t’iu përgjigjur me shpejtësi nevojave operacionale dhe zhvillimeve të sigurisë në terren”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Prestigjiozja Forbes: Dukagjini Resort, projekti i parë luksoz në veri...

Revista prestigjioze Forbes shkruan se në bregdetin verior të Shqipërisë, po ngrihet Dukagjini Resort—projekti i parë luksoz në veri që sjell standarde ndërkombëtare dhe...

Të fundit nga rubrika