Ukraina arreston një “kolaboracionist” që e dorëzoi babain e tij te rusët

Në një zhvillim të fundit, Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU) ka njoftuar se ka arrestuar një zyrtar lokal nga rajoni jugor i Hersonit. Ky zyrtar, i cili nuk është identifikuar ende, akuzohet se ka bashkëpunuar me forcat ruse gjatë pushtimit të Ukrainës në shkurt të vitit 2022

Shërbimi i sigurisë së Ukrainës tha se ka arrestuar një zyrtar lokal që ka bashkëpunuar me forcat ruse, të cilëve ua ka dorëzuar babain e tij “për t’u torturuar”.

Kievi është duke përndjekur mijëra zyrtarë ukrainas dhe shërbyes civilë në lindje dhe jug të shtetit, të cilët tha se kanë mirëpritur dhe kanë punuar me Rusinë, pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Shërbimi i sigurimit të Ukrainës (SBU) tha më 24 nëntor se ka arrestuar një ish-zyrtar lokal, të paidentifikuar, nga rajonin jugor i Hersonit, që tha se ishte “një prej zyrtarëve të lartë që u ofroi ndihmë pushtuesve në luftën e tyre kundër Ukrainës”.

SBU tha se zyrtari u ka dhënë trupave ruse emra dhe adresa të disa anëtarëve të grupeve lokale të rezistencës, përfshirë emrin e babait të tij.

“Babai i tij, një patriot, u dërgua në një qendër ruse të torturës dhe ishte subjekt i formave të ndryshme të torturës në tentim që ta bindnin që të bashkëpunonte me rusët”, tha SBU-ja.

SBU tha se ish-zyrtari lokal përballet me burgim të përjetshëm nëse gjendet fajtor për akuzat për tradhti të lartë dhe bashkëpunim, shkruan REL.

Ukraina ka hapur mbi 6.600 raste penale “kundër individëve për bashkëpunim dhe për krime të tjera të lidhura me luftën në Ukrainë”, që kur ka nisur lufta, thanë javën e kaluar Kombet e Bashkuara.

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika