Arrestohen edhe dy persona, dyshohen për përfshirje në grabitjen e argjendarisë në Suharekë

Të enjten policia ka arrestuar dy persona, nën dyshimin se janë përfshirë në grabitjen e armatosur që ka ndodhur në një argjendari në qendër të Suharekës

Foto: Doruntina Bylykbashi

Dy persona të tjerë janë arrestuar, nën dyshimin se janë përfshirë në grabitjen e armatosur që ka ndodhur në një argjendari në qendër të Suharekës.

Një nga të arrestuarit është B.B. I njëjti dikur po vuante burgimin në kohëzgjatje prej 14 vjet e dhjetë muaj në Burgun e Dubravës, i cili ishte lejuar nga drejtori i burgut të shkojë për fundjavë në shtëpi. Por, B.B.- i cili disa herë ka ikur nga burgjet e Kosovës – nuk është kthyer më në Dubravë.

Ngjarja është zhvilluar në Prishtinë, të enjten e 30 nëntorit.

Dyshohet se gjatë operacionit policor është vrarë njëri nga grabitësit e argjendarisë në Suharekë.

Personi që dyshohet se ka mbetur i vrarë është me inicialet D.G.

Sipas burimeve të RTV Dukagjini, dyshohet se është plagosur edhe një zyrtar i Policisë së Kosovës.

Personi zyrtar i policisë është jashtë rrezikut për jetë.

Ndryshe, më 22 nëntor ka ndodhur një plaçkitje e armatosur në një argjendari në qytetin e Suharekës. Në tentativën për ta parandaluar plaçkitjen, është plagosur një polic i Kosovës në këmbë.

Nga ky incident, përveç një polici të plagosur, kishte mbetur edhe një tjetër i lënduar.

Gjithçka nga grabitja e armatosur në Suharekë

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika