Arrestohet Naim Murseli, dyshohet për vrasjen e gruas së tij

Policia ka arrestuar dy persona të dyshuar për vrasjen e gruas në Prishtinë. Njëri nga të dyshuarit që u arrestua është Naim Murseli, bashkëshorti i viktimës

Policia e Kosovës ka konfirmuar se janë arrestuar dy persona të dyshuar në lidhje me vrasjen e Liridona Murselit.

“Pas përfundimit të ekzaminimit të vendit të ngjarjes, janë ndërmarrë veprimeve intensive hetimore të cilat kanë rezultuar në arrestimin e dy personave të dyshuar lidhur me rastin e sipërshënuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka konfirmuar se njëri nga të dyshuarit që u arrestua është Naim Murseli, bashkëshorti i gruas së vrarë.

Njësiti i hetimeve të përgjithshme të Prishtinës, në koordinim me Prokurorinë, është duke e vazhduar operacionin e bastisjes në dy lokacione në Gjakovë.

Është sekuestruar arma me të cilën dyshohet se është kryer krimi.

Rasti po hetohet si vrasje me armë zjarri.

Fillimisht, ishte thënë se vrasja ka ndodhur pas një rasti që kishte të bënte me plaçkitje.

Një shumë prej 30 mijë eurosh dyshohet se është çmimi që kushtoi për vrasjen e Liridona Murselit, gruas së Naim Murselit.

Ndryshe, më 29 nëntor, Liridona Murseli mbeti e vrarë pasi ajo bashkë me burrin e saj dhe fëmijët u bënë cak i një grabitjeje.

Vrasja u krye me armë zjarri, përderisa autorët u larguan nga vendi i krimit me shpejtësi.

“Me të pranuar informatën nga Policia, prokurori kujdestar nga departamenti i krimeve të rënda, i është përgjigjur vendit të ngjarjes, bashkë me njësitet relevante. Dhe nga vendi i ngjarjes është konstatuar vdekja e viktimës, pra më konkretisht nga ekipi mjekësor”, ka thënë Laureta Ulaj – zëdhënëse e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj, kishte njoftuar se pista në të cilën po zhvillohen hetimet, është ajo e vrasjes nga grabitësit.

“Nga dyshimet fillestare e gjithë ngjarja na çon drejt një grabitjeje me pasojë të vrasjes, mirëpo hetimet janë duke u ndërmarrë me institucionet relevante dhe mbesim në pritje të raporteve”, kishte dekluar ajo.

Në një deklaratë të dhënë në polici, burri i të ndjerës, Naim Murseli, ka thënë se nuk ka parë asgjë nga momenti kritik.

Murseli kishte deklaruar se kur u përballën me grabitësit, ai i mori fëmijët për t’i larguar nga vendi i ngjarjes. Përgjatë kësaj kohe, ai ka thënë se ka dëgjuar disa të shtëna, të cilat ishin fatale për bashkëshorten e tij.

Në një deklarim për media, nga Policia e Kosovës kishin konfirmuar se Liridona Murseli ishte me familjen e saj të ngushtë në kohën e kësaj tragjedie.

Viktima ishte edhe shtetase e Suedisë.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika