Pos NJSI-së, të martën në protestë edhe njësi tjera policore

Njësia Speciale Intervenuese do t’i rikthehet protestës të martën për shtesat dhe kategorizimin, por asaj kësaj radhe do t’i bashkohen edhe njësi të tjera të Policisë. Javë më parë, përfaqësuesit e njësive elitare policore në takimin që patën me kryeministrin Albin Kurti, nuk arritën ndonjë konsensus për kërkesat e tyre, duke paralajmëruar se nuk do të heqin dorë nga to

Një pamje e tillë veç se me më shumë pjesëtarë të Policisë së Kosovës pritet të përsëritet të martën e javës së ardhshme.

Policët nga njësitë speciale, njësisë së hetimeve, rendit publik dhe departamenteve tjera të Policisë do t’i bashkohen thirrjes për protestë njëjtë sikur bëri Njësia Speciale Intervenuese më 1 nëntor.

Kërkesë e tyre ka qenë dhe mbetet rritja e vlerës së shtesës për rrezikshmërinë, pasi e njëjta ishte ulur.

Sipas njohësit të sigurisë, Hysen Gecaj, shtesat për policinë janë të padinjitetshme.

Ai madje krahason pagat e tyre me disa këshilltarë të qeveritarëve.

“Kjo nuk është dinjitoze, po e shohim që Qeveria ia lejon vetës një luks të tepruar me këshilltarë të shumtë efektet e të cilëve nuk i shohim si qytetarë, i shohim pagat marramendëse që i jepen atyre, derisa policët rrezikojnë jetën për neve për çdo ditë”, ka deklaruar njohësi i sigurisë, Hysen Gecaj.

Sipas Gecajt, sidomos rastet e fundit të konfrontimeve të Policisë me keqbërësit do të duhej të ishin alarm për qeverinë e vendit.

“Në veçanti kur kemi të bëjë me rastet si këto të fundit kundërvenja e policëve, grupet e armatosura të cilat plaçkitin argjendari, grupe të cilat si duket kanë edhe premisa të ekstremizmit fetar, atëherë qeveria duhet të kuptoj që shteti është në një pozitë serioze duke i shtu kësaj edhe situatën e Kosovës në veçanti me fqinjët tanë veriorë”, vijon ai.

Përfaqësues të Njësisë Speciale Intervenuese, pas protestës së parë ishin takuar me kryeministrin e Kosovës, takim i cili nuk solli ndonjë konsensus për kërkesat e tyre.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika