Kurti bën homazhe te tre veprimtarët Hyzri Talla, Ilir Durmishi dhe Afrim Maliqi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot ka bërë homazhe te varret e tre veprimtarëve të angazhuar për lirinë e Kosovës: Hyzri Talla, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Afrim Maliqi– gazetar, eseist dhe poet, si dhe Ilir Durmishi, ushtar i shquar i UÇK-së, me rastin e 25-vjetorit të vrasjes së tyre.

“Për t’i kujtuar këta tre dëshmorë që 25 vite më parë u vranë teksa po e shtronin rrugën e lirisë së Kosovës dhe njëkohshëm po ecnin nëpër të, sot bëmë homazhe në vendin e rënies së tyre, në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë”, ka shkruar Kurti.

“Hyzri Talla, Afrim Maliqi dhe Ilir Durmishi ranë dëshmorë për çlirimin e Kosovës, të angazhuar me tërë qenien për lirinë të cilën ne të gjallët dhe brezat e mëpastajmë e jetojmë dhe gëzojmë”, shtoi ai.

Gjatë homazheve, kryeministri Kurti gjithashtu takoi familjarë dhe bashkëluftëtarë të Hyzriut, Afrimit dhe Ilirit, që me krenari kujtonin dhe nderonin veprën e tyre.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika