Agim Ademi shpalos programin e tij “Bashkë për Futbollin”

“Bashkë për Futbollin” quhet programi të cilin kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) ka vendosur ta shpalosë të shtunën.

Agim Ademi, prezantimin e tij e bëri para anëtarëve të komunitetit të futbollit në Kosovë, në të cilin, po ashtu, të pranishëm ishin lojtarët dhe një pjesë e përfaqësuesve të tifo grupit “Dardanët”.

Ai po ashtu, përmendi aktivitetet e shumta në programin Grassroots, duke përfshirë edhe fëmijët me nevoja të veçanta dhe komunitetet nga të gjitha  etnitë si dhe projektin “Elite Youth U15” në të cilin ishin të përfshirë mbi 2000 futbollistë.

Sipas tij, segment tjetër i suksesshëm gjatë periudhës kur ai ishte kryetar i FFK-së, ishte edhe edukimi i kuadrove, në të cilin, gjatë katër viteve, sipas Ademit, u licencuan mbi 500 trajnerë dhe rreth 500 gjyqtarë.

Tutje, kryetari aktual i FFK-së, ka përmendur në mënyrë të veçantë projektin e Kampit Nacional në Hajvali, në të cilin, sipas tij, janë në funksion tri fusha, një me bari natyral dhe dy me sintetik.

Ademi, nuk la pa përmendur edhe integrimin e sistemit VAR, në ligën e Kosovës, duke e cilësuar atë si nevojë të kohës moderne.

Disa nga objektivat që i ka shpalosur janë, regjistrimi i 20 mijë lojtarëve të rinj, futjen e futbollit në shkollat e mesme, ngritjen e futbollit të vogël, formimin e ligave U13 dhe U15 për vajzat, si dhe funksionalizmin e Ligës U21.

Te projektet investive ai ka përmendur rritjen e kapacitetit të stadiumit “Fadil Vokrri” dhe ndërrimin e tapetit të tij me bari hibrid, pastaj kompletimin e Kampit Nacional në Hajvali me ndërtimin e tribunës lindore dhe asaj perëndimore të stadiumit qendror, si dhe ndërtimin e fushës në formë balloni për zhvillim të aktivitetit gjatë dimrit.

Agim Ademi është kandidati i vetëm për kreun e ardhshëm të FFK-së, pasi  kundërkandidatit të tij, Gramoz Vokrrit, nuk iu aprovua kandidimi për kryetar.

Shija e redaktorit

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Të fundit nga rubrika