Meloni viziton Serbinë, do të pritet nga Vuçiqi

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, në kuadër të vizitës së saj në Serbi, do të pritet në një takim nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, po qëndron për vizitë në Serbi ku do të pritet në një takim nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.

Pas takimit është planifikuar një deklaratë e përbashkët për media. Kjo është vizita e parë e Melonit në Serbi që prej zgjedhjes së saj si kryeministre e Italisë.

Ndryshe, Meloni, më 26 tetor kishte deklaruar se u ka kërkuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, që t’i zbatojnë marrëveshjet e dakorduara.

“Do të shohim se si do të shkojë dita dhe shpresojmë të bëjmë ndonjë hap përpara”, ka thënë kryeministrja italiane.

Ajo ka takuar Kurtin e Vuçiqin në takime të ndara të enjten në Bruksel, ndërsa liderët u pritën edhe nga kancelari gjerman, Olaf Scholz, presidenti francez, Emmanuel Macron, kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, si dhe përfaqësues të lartë të BE-së.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika