Grabitje e armatosur në një market në Ferizaj

Në një market në Ferizaj, ka ndodhur një ngjarje grabitjeje ku dy persona të maskuar, nën kërcënimin e armës kanë vjedhur 200 euro. Viktima ka treguar se pas grabitjes, autorët janë larguar në drejtim të panjohur

Ilustrim

Një ngjarje grabitje ka ndodhur në një market në Ferizaj, ku dy persona të maskuar nën kërcënimin e armës kanë grabitur 200 euro.

Viktima, mashkull kosovar, ka raportuar incidentin te Policia, duke treguar se pas grabitjes, të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur.

Autoritetet policore kanë reaguar menjëherë dhe janë dislokuar në vendin e ngjarjes.

Ndërsa, hetimet e rastit po vazhdojnë nga organet kompetente për të identifikuar dhe kapur të dyshuarit.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se në marketin e tij, dy persona të maskuar nën kërcënimin e armës, i kanë grabitur 200 € dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Njësitet policore kanë dalë ne vendin  e ngjarjes. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika