Krasniqi: Gjysma e buxhetit për investime kapitale ndahen për komunat që udhëhiqen nga LVV-ja, diskriminim i egër

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka kërkuar nga deputetët e kuvendit që të mos e përkrahin propozimin e Qeverisë për ndarjen e buxhetit për investimet kapitale, për shkak se ai konsideron që është diskriminues

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka kërkuar nga deputetët e kuvendit që të mos e përkrahin propozimin e Qeverisë për ndarjen e buxhetit për investimet kapitale.

Me anë të një postimi në Facebook, Krasniqi konsideron se i njëjti është diskriminues, pasi, sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje i ka mbështetur vetëm komunat në të cilat udhëheq.

“Derisa për katër komunat që udhëhiqen nga Lëvizja Vetëvendosje, Qeveria ka ndarë më shumë se gjysmën e buxhetit për investime të reja kapitale për vitin 2024, për katër komuna që udhëhiqen nga Partia Demokratike e Kosovës – Ferizajn, Skënderajn, Kaçanikun e Hanin e Elezit, nuk është ndarë asnjë cent. Gjilani, Shtimja, Kamenica dhe Podujeva përbëjnë 11.6 % të popullsisë së Kosovës, ndërsa u është ndarë 59.5 % e buxhetit për investime të reja kapitale. Ndërkaq, për të gjithë të tjerët, që janë 88.4 % e popullsisë, Qeveria ka ndarë vetëm 40.5 % të këtij buxheti. Ky është diskriminimi më i egër institucional ndaj qytetarëve në historinë e Kosovës, që prej çlirimit të vendit tonë”, shkroi ai.

Kreu i PDK-së theksoi se kjo qasje e Qeverisë, për të cilën ai vlerëson se është kundër qytetarëve të komunave të cilat nuk i drejton partia në pushtet, është shantazh i ulët politik.

Ai konsideron se është e papranueshme të votohet një buxhet i tillë.

“Kultura politike në Kosovë ka nevojë të shtensionohet e të rritet bashkëpunimi, jo të instalohet kjo kulturë e hakmarrjes dhe diskriminimit. Unë ftoj edhe deputetët e Vetëvendosjes, krahas atyre të opozitës, që me votën e tyre të mos e vulosin këtë propozim diskriminues të Qeverisë. Është e turpshme dhe e papranueshme të votohet për një buxhet të tillë”, shtoi më tej ai.

May be an image of text

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika