Reçica për bashkatdhetarët e Belgjikës: Po e mbështesin procesin e riorganizimit të PDK-së në kryqendrën evropiane

Deputeti i PDK-së, Elmi Reçica, ka falënderuar bashkatdhetarët e Belgjikës për mirëpritjen që ua kanë bërë. Ai ka bërë të ditur se ata po e mbështesin procesin e riorganizimit të PDK-së në kryqendrën evropiane

Pamje nga vizita

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Elmi Reçica, është shprehur falënderues për mirëpritjen e bashkatdhetarëve të Belgjikës.

Reçica ka bërë të ditur se bashkë me Betim Gjoshin, anëtarin e kryesisë së PDK-së, kanë qenë të mirëpritur atje tash e disa ditë.

Ai ka thënë se në Belgjikë kanë marrë zotimin për angazhim maksimal në riorganizimin e PDK-së në Belgjikë.

“Bashkë me anëtarin e Kryesisë së PDK-së, Betim Gjoshi, tash e disa ditë jemi mirëpritur dhe kemi takuar qindra bashkatdhetarë në Bruksel, Liege, Sint-Niklaas, Roeselare, Namur, Tilt dhe Brugge, ku morëm zotimin për angazhim maksimal në riorganizimin e PDK-së në shtetin mik të Belgjikës”, ka shkruar Reçica.

Mes të tjerash, ai është shprehur se PDK-ja ka qenë dhe do të mbetet “e përkushtuar për të qenë afër mërgatës dhe së bashku për ta ndërtuar dhe zhvilluar Kosovën”.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika