“Liria ka emër”, organizon ndezje të qirinjve në nderim të avokatit të Veselit

Platforma "Liria ka Emër" ka organizuar një ngjarje të veçantë në nder të avokatit, Andrew Strong, mikut të Kosovës dhe avokatit të Kadri Veseli, i cili vdiq dje. Ndezja e qirinjve do të zhvillohet më 12 dhjetor, të martën, në Teatrin Kombëtar të Kosovës në Prishtinë, me fillim nga ora 18:00

Platforma “Liria ka emër”, ka organizuar ndezje të qirinjve në nderim të, Andrew Strong, avokat i Kadri Veselit.

Kjo do të bëhet gjatë mbrëmjes të së martë me fillim nga ora 18:00, te Teatri Kombëtar i Kosovës.

“’Liria ka Emër’, në nderim të mikut të Kosovës, avokatit të z. Kadri Veseli, Andrew Strong, i cili ndërroi jetë papritur dje, organizon ndezje të qirinjve.

Dita: E martë (12 dhjetor) Vendi: Teatri Kombëtar i Kosovës (Prishtinë) Koha: 18:00”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, Gjykata Speciale ka vendosur që këtë vit të mos mbahet asnjë seancë gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Seancat janë anuluar pas lajmit për vdekjen e avokatit Andrew Strong, i cili e kishte mbrojtur edhe ish-kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Kërkesa për anulim të seancave u bë nga avokati Ben Emmerson, avokat i Kadri Veselit.

“Mbrojtja e Kadri Veselit në fillim të seancës së sotme kërkoi shtyrjen e seancave këtë javë, për shkak të vdekjes së fundit të anëtarit të saj Andrew Strong. Paneli e pranoi kërkesën dhe anuloi pjesën tjetër të seancave të kësaj jave. Gjyqi do të rifillojë pas pushimit dimëror më 15 janar 2024”, thuhet në njoftimin e Speciales.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika