Osmani sot në Bruksel, përfaqëson Kosovën në samitin e BE-së

Presidentja Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Bruksel, ku do ta përfaqësojë sot Kosovën në samitin e liderëve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor. Osmani ka udhëtuar me ftesë të presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani

Presidentja Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Bruksel, ku do ta përfaqësojë sot Kosovën në samitin e liderëve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor. Osmani ka udhëtuar me ftesë të presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel.

“Në takimin e liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, Presidentja Osmani do të diskutojë nevojën e përshpejtimit të procesit të integrimit në dritë të sfidave të vazhdueshme të sigurisë në rajon dhe më gjerë, duke filluar me mbështetjen për statusin e vendit kandidat për Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se liderë të BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor në Bruksel, ndër të tjera, do të diskutojnë për procesin e zgjerimit dhe perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, bashkërendimin me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së, si dhe tejkalimin e sfidave të përbashkëta.

Në kuadër të samitit, Osmani poashtu do t’i informojë krerët e shteteve të BE-së lidhur me situatën e sigurisë në vend, pas sulmit të agresionit të Serbisë më 24 shtator.

Osmani udhëton në Bruksel për samitin e liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika