Osmani udhëton në Bruksel për samitin e liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Bruksel për të përfaqësuar vendin në samitin e liderëve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, me ftesë të Presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel. Në këtë takim, Presidentja Osmani do të adresojë çështjet e sigurisë në rajon dhe do të diskutojë për përshpejtimit e procesit të integrimit, duke kërkuar mbështetje për statusin e vendit kandidat për Kosovën

Me ftesë të presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Bruksel, ku do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në samitin e liderëve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor.

“Në takimin e liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, presidentja Osmani do të diskutojë nevojën e përshpejtimit të procesit të integrimit në dritë të sfidave të vazhdueshme të sigurisë në rajon dhe më gjerë, duke filluar me mbështetjen për statusin e vendit kandidat për Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin nga Zyra e Presidentes.

Liderë të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Bruksel, ndër të tjera, do të diskutojnë për “procesin e zgjerimit dhe perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, bashkërendimin me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së, si dhe tejkalimin e sfidave të përbashkëta”.

Në kuadër të samitit, presidentja Osmani po ashtu do t’i informojë krerët e shteteve dhe të BE-së lidhur me situatën e sigurisë në vend, pas sulmit të agresionit të Serbisë më 24 shtator.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika