Berisha: Kur policia shkoi për ta arrestuar, Naim Murseli tentoi ta vrasë veten

"Në ditën kur policia ka shkuar për ta arrestuar, Naim Murseli rezulton që ka tentuar të marrë armën e Kushtrimit Kokallës që ta ekzekutojë veten", ka deklaruar avokati, Besnik Berisha

Avokati Besnik Berisha ka thënë se vrasja e Liridona Ademajt është një nga krimet e gatuara me gjakftohtësinë më të madhe në historinë e drejtësisë kosovare.

Në emisionin “FIVE”, Berisha në lidhje me këtë vrasje ka treguar se në ditën kur policia ka shkuar për ta arrestuar të dyshuarin, bashkëshortin e Liridonës, Naim Murseli, i njëjti ka tentuar ta vrasë veten.

“Në ditën kur policia ka shkuar për ta arrestuar, Naimi rezulton që ka tentuar të marrë armën e Kushtrimit Kokallës që ta ekzekutojë veten. Nëse kjo që po parashtroj unë është e vërtetë, Naimi e ka problem të përballet me krimin, ka ndryshuar teoritë e tij. E kemi parë deklaratat e tij që ka thënë se ka qenë i rrezikuar edhe vetë ai. Vetëvrasjet kanë ndodhur edhe në gjykatat ndërkombëtare, është e pamundur ta ruash dikë 24/7. Uroj që të gjithë të gëzojnë shëndetin e të përgjigjen për atë që kanë bërë”, ka thënë Berisha.

Ai ka thënë se veprimet hetimore për të ndjerën Liridonën janë duke vazhduar ende.

“Policia ka qenë efikase, është shoqëruar me varg veprimesh tjera. Nuk ishte bindëse alibia e grabitjes. Është një grup elitar i policëve, njësiti i grabitjeve që e ka marrë rastin për shkak që është raportuar si rast i tillë, veprimet hetimore janë duke vazhduar ende”, ka vijuar ai.

Avokati Berisha ka thënë se për këtë vrasje në fillim është planifikuar një aksident.

“Nuk ka pasur një kurdisje të tillë të një krimi makabër në historinë e drejtësisë kosovare, është një krimet më të gatuara me gjakftohtësinë më të madhe nga njerëzit e afërm që fillimisht të gostitin për darkë njëjtën darkë ftojnë edhe vrasësin e dyshuar dhe e gjitha ndodh përballë fëmijëve. Nëse kjo është e vërteta, të tilla prita ka pasur për burra, por jo për gra. Secili ka krim ka shpjegim, vetë ndodhia e tij tregon se nuk është dicka e re, por që motivi duhet të jetë gogja i fortë që ka çuar deri në një ekzekutim të tillë. Për këtë vrasje u planifikua një aksident”, ka shtuar ai.

Liridona është vrarë më 29 nëntor në fshatin Bërnicë në Prishtinë.

Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka caktuar tre të dyshuarve masën e paraburgimit prej 1 muaji.

Në mesin e të dyshuarve është edhe bashkëshorti i saj, Naim Murseli.

Ai është i dyshuar për organizim të vrasjes, G.P është i dyshuar për kryerje të vrasjes dhe K.K, pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës, është i dyshuar për shkak të veprës penale, marrëveshja për të kryer veprën penale, vrasje e rëndë.

Autoritetet e drejtësisë ende nuk e kanë bërë të ditur motivin e kësaj vrasjeje.

Vrasja e Liridonës ka marrë vëmendje të madhe, pasi fillimisht ajo ishte raportuar nga Policia e Kosovës si “grabitje me pasoja të vrasjes”.

Shija e redaktorit

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Të fundit nga rubrika