Vrasje në tentativë në Fushë Kosovë, arrestohet një i dyshuar

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë dhe një predhë të fishekut, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është  dërguar në mbajtje

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Një person është arrestuar të shtunën e 16 dhjetorit pasi i njëjti dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dy personave.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, ky rast është cilësuar si “vrasje në tentativë dhe armëmbajtje pa leje”.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë dhe një predhë të fishekut, ndërsa i dyshuari ka dorëzuar një pistoletë e cila dyshohet se është përdorur.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është  dërguar në mbajtje.

Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje me dy viktimat meshkuj kosovar, dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në afërsi të tyre. Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë dhe një predhë të fishekut, ndërsa i dyshuari ka dorëzuar një pistoletë e cila dyshohet se është përdorur. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është  dërguar në mbajtje. Rasti në proces hetimor”, thuhet në raport.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika