Drejtori i Policisë viziton familjen e Bunjakut– iu dorëzua edhe një pllakatë me emrin e heroit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Kolonel Gazmend Hoxha, bashkë me stafin e tij, kanë vizituar familjen e rreshterit policor Afrim Bunjaku, i cili me 24 shtator 2023, ra heroikisht në kryerje të detyrës, në mbrojtje të vendit

Policia e Kosovës ka njoftuar se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Kolonel Gazmend Hoxha, bashkë me stafin e tij, kanë vizituar familjen e rreshterit policor Afrim Bunjaku, i cili me 24 shtator 2023, ra heroikisht në kryerje të detyrës, në mbrojtje të vendit.

Tutje në njoftim thuhet se gjatë kësaj vizite, Hoxha ka falenderuar familjen e heroit Bunjaku për sakrificën dhe kontributin e dhënë për shtetin e Kosovës, me ç ‘rast i siguroi ata se Policia e Kosovës do  të jetë gjithmonë pranë tyre duke kujtuar heroizmin e Afrimit dhe duke ofruar përherë mbështetjen e nevojshme për familjen e tij.

Familjes Bunjaku nga drejtori Hoxha iu dorëzua edhe një pllakatë me emrin e heroit Rreshter Afrim Bunjaku, e cila ishte dhuruar nga Shoqata shqiptaro-amerikane (AALEA US ) e dedikuar për Heroin e Kosovës.

Policia e Kosovës do ta kujtoj përherë heroin Afrim Bunjaku dhe të gjithë heronjtë e tjerë të cilët nuk kursyen as jetën e tyre për qytetarët dhe vendin.

Ndërsa gjatë vizitës në pikë kalimin kufitar Jarinjë, takoi nga afër zyrtarët policor të cilët i falënderoi për punën dhe angazhimin e tyre të pakursyer dhe njëkohësisht kërkoi nga të vazhdojnë me përkushtim realizimin e detyrave policore në interes të sigurisë, parandalimit të krimit e kontrabandës dhe menaxhimit sa më efikas të kufirit shtetëror.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika